03:09 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Top 10 golat më të bukur të 2016-ës (VIDEO)

18:51 | 30/12/2016
në Sport, Te Gjitha
0
Top 10 golat më të bukur të 2016-ës (VIDEO)

Viti 2016 ka qenë një i pasur në aspektin futbollistik. Përveç emocioneve që dhuroi Kampionati Europian “France 2016”, viti që po lemë pas do të mbahet mend edhe për golat e bukur që janë shënuar.

Më poshtë ju sjellim 10 golat, që sipas nesh, janë më të buurit e 2016-ës. (A.R/SHUPLAKA)

 

10. Saul Niguez (Atletico Madrid – Bayern Munchen)

Në pozitën e 10-të renditet supergoli i Saul Niguez, i realizuar në ndeshjen gjysmëfinale në mes të Atleticos dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve. Atletico e mposhti Bayernin në këtë takim, dhe arriti finalen ku u mposht nga Reali.

9. Xherdan Shaqiri (Zvicër – Poloni)

Supergoli i Xherdan Shaqirit i shënuar në ‘EURO 2016’ padyshim se është një nga golat më spektakolar të vitit. Shaqiri realizoi një gol të jashtëzakonshëm në mënyrë akrobatike, në ndeshjen çerekfinale në mes të Zvicrës dhe Polonisë në EURO 2016. Goli i kosovarit u zgjodh si një nga top 10 golat më të bukur nga faqja zyrtare e kampionatit evropian.

8. Cristiano Ronaldo (Real Madrid – Espanyol)

Viti 2016, sigurisht se ishte viti më i suksesshëm në karrierën e Ronaldos. Përveç trofeve dhe sukseseve të shumta, 2016-ta ishte edhe një vit tjetër i golave të jashtëzakonshëm për portugezin. Një nga golat e tij më të mirë të vitit, ishte ai përballë Espanyolit në ndeshjen e zhvillar në ‘Santiago Bernabeu’ ku 31-vjeçari kaloi disa futbollistë para se të shënonte supergol me të majtën.

7. Cenk Tosun (Besiktas – Benfica)

I realizuar në mënyrë të ngjashme me atë të Xherdan Shaqirit, Tosun shënoi një gol spektakolar në stilin gërshërë, në përballjen në mes të Besiktasit dhe Benficas në kuadër të Ligës së Kampionëve. Klubi turk arriti të barazonte në 3-3 rezultatin në këtë takim, nga disavantazhi 0-3, dhe e gjitha nisi me golin e jashtëzakonshëm të shënuar nga Cenk Tosun.

6. Nacho (Leonesa – Real Madrid)

2016-ta ishte vit me plotë gola të çmendur nga futbollistët e Realit, e në veçanti Ronaldo. Por, një nga golat më të bukur të shënuar nga futbollistët e Zidane erdhi nga Nacho, i realizuar në takimin Leonesa – Real Madrid në kuadër të ‘Copa del Rey’.

5. Luis Suarez (Barcelona – Arsenal)

Në edicionin 2015/16 të Ligës së Kampionëve, Barcelona i dha Arsenalit leksion futbolli, duke e mundur me rezultat 5-1 të përgjithshëm. Në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou, Luis Suarez padyshim se shënoi një nga golat më të bukur në karrierën e tij me Barcelonën.

6. Marlone (Corinthians – Cobresal)

Një nga golat më të bukur të vitit u shënua në kampionatin brazilian, ku Marlone i Corinthians shënoi gol të mrekullueshëm ndaj Cobresal. Goli i Marlones u përzgjedh si një nga të nominuarit e vitit për çmimin Puskas.

5. Diego Perotti (Roma – Viktoria Plzen)

Goli i Diego Perottit, i shënuar në takimin Roma – Viktoria Plzen në Europa League nuk do shumë koment. I shënuar në stilin ‘rabona’, ashtu siç ndodh shumë rrallë në futboll, goli i argjentinasit pa dyshim se e meriton të konsiderohet një nga më të bukurit e vitit.

4. Souleymane Coulibaly (Celtic – Kilmarnock)

Sulmuesi i Kilmnarock, Souleymane Coulibaly, shënoi gol të çmendur nga 40 metra, në takimin ndaj Celticut në ligën e Skocisë. Gjuajtja e fuqishme e Coulibalyt, nuk i dha asnjë shans portierit kundërshtar.

3. Mohd Faiz Subri (Pulau Pinang – Pahang)

Mohd Faiz Subri shënoi gol spektakolar nga gjuajtja e lirë, në Superligën e Malajzisë, ku gjuajtja e tij mori një trajektore të tillë e cila hutoi portierin kundërshtar, duke e lënë atë të pashpresë. Goli i tij u nominua për çmimin ‘Puskas’.

2. Lionel Messi (Argjentinë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës)

Leo Messi shënoi golin më spektakolar të vitit nga gjuajtja e lirë, në takimin Argjentinë – SHBA, në kuadër të gjysmëfinales së ‘Copa America’. Ky gol i argjentinasit hyri në histori, si goli i vetëm i shënuar nga gjuajtja e lirë i nominuar për çmimin ‘Puskas’.

1. Mesut Ozil (Ludogorets – Arsenal)

Mesut Ozil në 2016-tën padyshim se shënoi një nga golat më të bukur në historinë e Ligës së Kampionëve. Asi i Arsenalit, në takimin e zhvilluar në udhëtim ndaj Ludogoretsit, dëshmoi klasin e tij, duke shmangur portierin dhe dy futbollistë, para se të dërgonte topin në rrjetë. /Gazeta Blic/

Etiketa: 2016golatvideo
Pas

Shoferi i TVSH-së humbi dy këmbët, gjesti human i gazetarit të njohur i zbukuron ditën (FOTO)

Para

Agjenti shqiptar i CIA-s infiltrohet brenda ISIS: Al-Baghdadi më ofroi të bëhesha komandant (VIDEO)

Para
Përgjimet,djali i shqiptares xhihadiste: Babi më ndihmo, mami duket si ninxha!

Agjenti shqiptar i CIA-s infiltrohet brenda ISIS: Al-Baghdadi më ofroi të bëhesha komandant (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.