14:23 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi ShowBiz

Top-pesë klipet shqiptare që ngjasojnë me festën e Halloween-it

15:02 | 01/11/2016
në ShowBiz, Te Fundit
0

Diskografia shqiptare numëron me mijëra klipe, sidomos viteve të fundit, kur këngëtarët i kushtojnë më shumë kujdes dhe vëmendje paraqitjes vizuale sesa anës teknike të këngës.

Megjithatë duhet theksuar se për videoklipe, tregu shqiptar bashkë me produksionet bëjnë një punë të shkëlqyer, madje shumë sfiduese në Ballkan.

Ndonëse viteve të fundit jemi mësuar të shohim shumë prej klipeve me skena ‘të nxehta’, ka edhe shumë prej tyre në të cilët artistët kanë përdorur aq shumë makijazh, sa që skenat e klipeve të ngjasojnë me festën e ‘Halloweenit’.

Sot (e hënë) me rastin e Natës së shtrigave, Telegrafi ju sjell top-pesë klipet shqiptare, të cilat ngjasojnë paksa me këtë festë, për nga konstrukti i skenave apo makijazhit të përdorur në klip.

1. Era Istrefi Ft. Mixey – E dehun

Erdhi shumë i veçantë si projekt në vitin 2014, por skenat e shfaqura në klip ngjasojnë me një film të shkurtër për festën e Halloweenit. Ndërlidhja e kostumografisë tradicionale me atë të ‘frikshme’ kanë bërë që “E dehur” të marrë pikërisht epitetin si një nga klipet dedikuar kësaj feste.

2. Dafina Zeqiri – Bloodah

Edhe Dafina Zeqiri në 2013-tën solli “Bloodah”, një këngë e cila u pëlqye mjaft shumë në atë kohë, por që skenat ku Dafina shfaqej e mbuluar me gjak ishin paksa ‘të frikshme’, dhe na çonin menjëherë rreth mendimeve të legjendave për njerëzit ujq, komuniteti i njohur gjatë shekullit XX në Rumani.

3. Gjon Karrica – Lugati

Gjon Karrica nuk ishte edhe një emër shumë i njohur rreth tre ose katër vite më parë, por projekti i tij debutues “Lugati”, i cili u veçua për skenat e tij të ‘frikshme’ në klip bënë që ai të mbahet mend si një “Lugat”, por që më vonë me projektet e tij të reja do të shndërrohej në një “Sex Toy”. Gjithsesi “Lugati” mbetet një ndër projektet e tij të suksesshme.

4. Dafina ft. Ledri Vula – Po m’pëlqen

Në vitin 2011 u publikua bashkëpunimi shumë i suksesshëm mes Dafina Zeqirit dhe Ledri Vula. Kënga e tyre atë kohë bëri bujë të madhe, gjersa nuk mbeti pa u komentuar as videoklipi. Skenat e errëta dhe gërvishtjet në fytyrë bën që klip të jetë mjaft i frikshëm kur shfaqet në televizion. Gjithashtu ishte hera e parë kur Dafina në klip mbulonte njërin sy duke pretenduar të ketë qenë pjesë e shoqërisë sekrete “Illuminati”.

5. Argjentina Ramosaj – Shpirt i mbytur

Lëmë pak anësh këngët e frikshme, duke u kthyer te baladat e qeta të dashurisë, kështu na bie ndër mend menjëherë kënga e njohur “Shpirt i mbytur” të cilën e interpreton Argjentina Ramosaj, klipi i së cilës ishte mjaft i veçantë por jo pa asnjë kuptim. Skenat me mjegull në pyjet e errësuara, dhe një vajzë e veshur me të bardha duke ikur nga errësira, na dërgojnë menjëherë te skenat e njohura të filmit “The Ring”. Në fund të klipit Argjentina ‘mbytet’ në pusin me ujë, duke u shndërruar më pas në një shpirt.

Këto ishin pesë klipet shqiptare të cilat ngjasojnë më së shumti me festën e Halloweenit, ndoshta nuk janë edhe aq të frikshme, por brenda tyre ato ngjasojnë shumë me filmat triller. E për të gjithë ju adhurues të natës me hënë të plotë, ju ftojmë që t’i shikoni këto klipe në qoftë se doni të ndjeni paksa ‘frikën’ nga interpretimet e artistëve shqiptarë.

Pas

Foto/ Të brendshmet për të cilat çmendej Hitleri

Para

Foto/ Nëse i gjeni përgjigjet e këtyre 3pyetjeve, jeni gjeni!

Para

Foto/ Nëse i gjeni përgjigjet e këtyre 3pyetjeve, jeni gjeni!

 



Të Fundit

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri: Thellim i bashkëpunimit për menaxhimin e migracionit

Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën pas sulmeve ndaj Iranit! U bën thirrje qytetarëve të tij të jenë vigjilentë

Presidenti iranian: Duhet t’i japim një përgjigje të vendosur agresionit

Fund tragjik për të miturit që u nxorën nga lumi! Shqiptari dhe greku nuk ia dolën dot! Prindërit dhurojnë organet

Murtaja e bagëtive, konfirmohet vatra e parë në qarkun e Korçës

Vijon shkëmbimi i zjarrit në Lindjen e Mesme, Izraeli rinis sulmet ndaj objekteve ushtarake të Iranit

Emri/ Në kërkim ndërkombëtar për ‘vjedhje me dhunë’, arrestohet 37-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

A do të dalin partitë opozitare me një kandidat të përbashkët jopolitik në zgjedhjet për Bashkinë Tiranë? Ja si përgjigjet Berisha

Mali i Zi “përplaset” me Serbinë për Kosovën: Mbështetja jonë nuk ndryshon!

KAS pranon kërkesën e PD-së, do hapen kutitë e votimit të Gramshit dhe Peqinit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.