Jozefina Topalli ka deklaruar së fundmi se “ishte e papritur, nuk gjen sens, nuk gjen logjik, nuk gjen arsye pse ajo nuk është pjesë e parlamnetit”. Topalli ka treguar më tej se ka qene një vendim i familjes Basha dhe për këtë arsye nuk ndjen keqardhje.
“Është një vendim i familjes se Bashes, prandaj s’kam asgje keqardhje. Me vjen keq qe s’jam ne Parlament, por s’me vjen keq qe s’jam pjese e grupit te tyre. Nje pjese e atij grupi nuk kane lidhje me PD, nuk i lidh asgje me Partine Demokratike, nuk i kam pare ndonjehere te japin nje kontribut per te djathtet, nuk i njoh.”, u shpreh Topalli.
Më tej ajo është shprehur se Berisha edhe mund ta largonte Bashën nga partia por sipas saj ai nuk e bëri këtë gjë pasi kur dha dorëheqjen tha se betejat e tij kanë mbaruar.
“Po te donte z. Berisha ta hiqte Lulin nga kreu i kesaj partie, kjo do te ndodhte brenda 24 oreve. Ai nuk e ben kete, sepse Berisha kur dha doreheqjen tha qe betejat e mia kane mbaruar”, tha ajo në “Oktapod” të Turjan Hyskës.
Ish deputetja foli edhe për kohën që ka qenë në qeveri dhe opozitë me Lulzim Bashën dhe se çfarë nuk i pëlqente te ai.
“Gjate bashkejeteses me Bashen nuk me pelqente te ai papergjegjshmeria qe ai kishte ne ushtrimin e funksioneve shume te rendesishme qe kishte. Kur ishte ne Bashki, nuk punoi gjate kater viteve, nuk la asgje gjurme. Kryetar i Bashkise se Tiranes, eshte te jesh kryeminister i ketij qyteti. Te jesh kater vite dhe te mos lesh asgje, nuk e imagjinoj. Eshte detyre, eshte premtim eshte sfide”, u shpreh ajo.
. (J.V/Shuplaka)