Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, mbrëmë përmes një postimi në facebook, shkruante se një demokrat nuk djeg mandatet. Reagimi i saj erdhi pas situatës së tensionuar në Shkodër, aty ku pati të arrestuar pas përplasjes në KZAZ.
Ndryshe nga sot, në 2018 Topalli ka shprehur të kundërtën, më 16 janar të 2018, në një intervistë dhënë për mediat ajo deklaronte se vendimi i duhur do të ishte djegia e mandateve.
“Nuk ekziston e djathta në Shqipëri, as PD, ekziston grupi i familjes të Lulzim Bashës dhe të oligarkëve të tyre. Nëse do të donin të rrëzonin Edi Ramën në mënyrë ekstreme do ishte djegia e mandateve, por nuk ekziston opozita në Shqipëri, as PD, ka vjedhur siglën, siç ka vjedhur karrigen e kryetarit të partisë dhe detin ku ka ndërtuar pallatin”- deklaronte Topalli në 2018.
Përmes një grafike, dredhinë e Topallit e ka ilustruar dhe Avni Delvina, ku Topalli shihet duke i dhënë gji Taulant Ballës.