Sot nga Puka Rama nuk ka lënë pa komentuar as situatën e PD-së në Shkodër dhe jo vetëm, me kandidatët e larguar nga këto qarqe.
Duke komentuar që asnjë kandidat i Shkodrës nuk është nga Puka, Rama u shpreh se nuk duhet që ti vëj njeri faj Lulit pasi ashtu si i erdhën punët ai nuk mori vesh kë la jashtë listave.
‘’Spo ju them më të keqen fare që nuk keni asnjë person nga Puka që tiu përfaqësojë. Po për këtë mos i vini fajin Lulit, ashtu si i erdhën punët atij nuk u morr vesh kë hoqi dhe kë la në lista.
Nuk është puna që të votoni për PD-në se ashtu jeni mësuar, por duhet të keni njerëz që ju njohin nga afër. Bashkohuni me ne pasi të gjitha partitë e tjera konkurrojnë njëra-tjetrën’’, u shpreh Rama.
Kujtojmë se ditën e sotme dhe kreu i opozitës Basha ka qenë në Vaun e Dejës, për të prezantuar kandidatët e PD-së në listën e Shkodrës.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post