Një nga kritikët më të mëdhenj të Bashës Jozefina Topalli ka sulmuar përsëri kreun e PD-së. Ajo sot e ka quajtur Bashen, “eksperiment i dështuar në politikë”.
“Ai sot mban vulen e turpit e ulet mbi karrigen e grabitur te PD, parti te cilen e e asgjesoi me gjakftohtesine e te vetengrimit.
Ne kronike do hyje si eksperimenti me i deshtuar i politikes shqiptare , qe shenoi humbjen me te madhe te forces se vet politike dhe qe shkruajti ( fallsifikoi si) fitoren me te madhe me mbi 90% brenda farses se brendshme partiake. Prandaj qytetaret me ironi e quajne Mr. 90%. Ndaj Lulzim Bashen nuk ka marre asnje urim. ( me perjashtim te Kukanit)”, shprehet Topalli.
SHKIMI I PLOTË:
70% e antaresise se PD nuk kane marre pjese ne farsen e Lulzim Bashes. Ata e kane refuzuar me shume percmim.
Lulzim Bashen nuk e ka uruar askush ( pervec Kukanit) edhe pse kane kaluar tashme 5 dite.
Qe nga koha e çadres kane ndodhur shume ngjarje.
Lulzim Basha jo vetem humbi zgjedhjet, por gjunjezoi PD me nje rezultat ku i mungonin 230 mije vota ose 35% e votave nga 2013.
Lista Basha mori me pak vota edhe se ne 1997 kur nuk kishim komisionere dhe nuk shkelnim ne gjysmen e vendit, ose mori sa gjysma e mandateve qe PD mori ne 2009.
Rezultati i 25 qershorit 2017 eshte humbja me e madhe historike jo vetem e PD, por e gjithe forcave politike shqiptare ne 3 dekada.
Por edhe Pas ketij rezultati hutues e katastrofik LB nuk dha doreheqjen sic e kerkon rregulli democratik, morali dhe sic ndodh ne cdo vend normal demokratik te botes; Ai shkeli dhe mbi precedentin e standartin e PD kur Sali Berisha dha doreheqjen edhe pse kishte marre çerek milion vota me shume se pasardhesi i tij.
LB shpalli vetengrirjen nen shembullin e deputetit te PS Armando Prenga, pasi ky i fundit qelloi me arme ne komisariatin e policise mbi qytetaret e tij.
Pas kesaj , thua se kishte fituar dhe jo pesuar disfaten e paralajmeruar, ai nisi nje process farse- blic 3 javor ne shkelje te dhunshme e flagrante te dispozitave te tera te Statutit te PD per grabitjen e karriges se kryetarit te PD.
Procesi do mbyllej me urgjence , qe askush te mos kishte kohe te pyeste e te analizonte se pse munguan 230 mije vota ; qe askush te mos ngrinte ceshtjen e marreveshtjes se fshehte te tij me Edi Ramen, qe askush te mos merrte pergjigje se pse LB merrte vendime personale pa konsultuar asnje forum te PD nga qendra ne dege.. etj
Procesi farse nisi me nje urdher antistatuor te LB kur ia la dy nenkryetareve demek menaxhimin e proçesit; Farsa e zgjedhjes do behej pa kod zgjedhor qe sipas statutit duhej te miratohej nga KK, pa liste te publikuar te antaresise, me nje Komision te besuarish te tij personal qe te kujtonin KQZ e 2001 ku anetaret ishin 7:0 per pushtetin.
Kryetar i KQZ te farses ishte vete Lulzim Basha nen shembelltyren e Mark Abdise te PS se kohes.
Ashtu si gjate fushates kur sheshet ishin bosh, takimet e Bashes ne parti ishin te braktisura nga anteresia.
LB i kapur nga paniku i bojkotit te demokrateve ,filloi betejen e jetes dhe urdheroi mbushjen e kutive , fallsifikimin e firmave dhe te kryqave mbi katrorin e tij.
Nga nje anetar nje vote procesi u kthye ne cirkun e votimit nje anetar disa vota.
22 korriku ishte vetem fundi i komedise se grabitjes se karriges se kryetarit .
Vetem me LB mund te ndodhe , qe te rritet e shumefishohet shifra e pjesemarrjes ne votime kur kembe njeriu nuk shkel tek qendra e votimit(sic ka ndodhur pothuaj ne gjithe territorin pas dreke , per rreth 5 ore kur askush nuk levizte as ne qytet dhe as hynte ne dege te PD).
Vetem LB mund te rimarre karrigen kur ne ata qarqe ku eshte zhytur ne zgjedhje politike, fallsifikon pjesemarrje me 60% , nderkohe qe ne te vetmin qark qe ka fituar me 25 qershor me 60% , pjesemarrja reale me 22 korrik eshte vetem 30% .
Vetem LB mund te urdheroje shtimin fals tenrreth 30 mije votave ne ” garen” partiake, kur ne zgjedhje politike humb me 230 mije vota;
Vetem LB , ne vetmine e braktisjes nga te gjithe , mund te shpall vehten kryetar ne nje konference shtypi pa asnje njeri as ne krah,as ne salle e as ne oborr.
Ne fakt me 22 korrik , 70% e anetaresise se PD kane bojkotuar me perçmim farsen e Lulzim Bashes.
LB sot eshte Kryetar i delegjitimuar.
Ai sot mban vulen e turpit e ulet mbi karrigen e grabitur te PD, parti te cilen e e asgjesoi me gjakftohtesine e te vetengrimit.
Ne kronike do hyje si eksperimenti me i deshtuar i politikes shqiptare , qe shenoi humbjen me te madhe te forces se vet politike dhe qe shkruajti ( fallsifikoi si) fitoren me te madhe me mbi 90% brenda farses se brendshme partiake.
Prandaj qytetaret me ironi e quajne Mr. 90%.
Ndaj Lulzim Bashen nuk ka marre asnje urim.
( me perjashtim te Kukanit)
(J.V/Shuplaka)