Jozefina Topalli, kundërshtarja e ashpër e Lulzim Bashës takon sot zyrtarët e grupit parlamentar CDU/CSU të Gjermanisë për të denoncuar sipas saj kërcënimin që vjen nga ai.
”I njoha me kërcënimin kur një kryetar partie nuk lëshon karrigen pas rrënimit”, tregon Topalli duke shtuar se vendi ka mbetur opozitë.
”Me Dr. Joachim Pfieffer ( zëdhënës i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag për ekonominë dhe energjinë dhe Elke Kreiser. Ata ishin njohur me rezultatin rrënues të Opozitës më 25 qershor. Bashkëbiseduam për zhvillimet e fundit politike.
I njoha ata me kërcënimin që shfaqet pas rreth gati 3 dekadash, kur një kryetar partie (i vetëshpallur i vetëngrirë), nuk lëshon karrigen, edhe pasi ka rrënuar partinë qe drejtoi, me 230 mijë vota me pak , ose me një rënie rreth 35% më të thellë nga humbja e fundit, në kushtet e qeverisë më të keqe të Edi Ramës.
Unë shpreha shqetësimin e thellë për rrezikun e mbetjes së vendit edhe pa një opozitë të vërtetë, si gjeja më kërcënuese për një vend që ka jetuar 50 vite në diktaturë.”, shprehet më tej.
Topalli nuk e shpalli kandidaturën për kreun e PD-së, duke kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës. Tashmë në garë janë Basha dhe Eduart Selami. (V.G/SHUPLAKA)