Një ditë më parë ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ndau me ndjekësit dhe miqtë e saj në rrjetin social facebook, llogarinë e saj të parë dhe të vetme në Instagram.
“Te dashur miq
Here pas here kam menduar te hap nje llogari timen ne instagram, por kam hezituar.
Dje vendosa ta hap. Instagrami eshte nje menyre e thjeshte per te ndare me miq momente te ndryshme dhe per te zbuluar llogari ne mbare boten, qe ndajne gjera qe na pelqejne.
Me poshte eshte instagrami im.( topallijozefina)
Te tjerat jane fake.Ju uroj nje dite te bukur. Faleminderit Jozefina“, shkruante ajo në Facebook.
Por si duket pas largimit nga Partia Demokratike si pjesë e “Gardës së vjetër”, Topalli ka shkëputur marrëdhëniet edhe në virtualitet me një pjesë të mirë të politikanëve shqiptarë. Ish-kryetarja e Kuvendit ka vetëm 5 postime në profilin e saj ” të sapohapur në “Instagram, në të cilën ka zgjedhur të ndjekë vetëm ish-deputeten, Majlinda Bregu.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post