18:41 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Topi” i ngelet Ramës/ Të gjitha sinjalet që zgjedhjet e 30 Qershorit nuk do të mbahen

11:21 | 24/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0

4 muaj nga nisja e krizës politike në vend, me djegien e mandateve nga ana e opozitës, dhe protestat e vazhdueshme të saj, sot është bërë dhe më e qartë se zgjedhjet lokale të 30 Qershorit do të shtyhen.

Me opozitën që e kishte një nga kërkesat e saj shtyrjen e zgjedhjeve, me gjermanët që e thanë si mundësi për zgjidhjen e krizës, sot fjalën e tij e tha dhe presidenti i vendit Ilir Meta. Kreu i shtetit në një deklaratë bërë publike për mediat, tha se Kushtetuta i lejon institucionit që ai drejton që të rishikojë datën e zgjedhjeve.

”Në këtë kuadër, shpreh gadishmërinë time institucionale, që në përputhje me kompetencën që më jep shkronja “gj” e nenit 92 të Kushtetutës, të rishikoj Dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore dhe të dekretoj një datë tjetër për zhvillimin e tyre, në përputhje me vullnetin e shprehur të palëve politike”, shprehet Meta në deklaratën e tij. (Lexo ketu te plote) 

Me këtë trinom për shtyrjen e zgjedhjeve, tashmë topi do t’i kalojë kryeministrit Edi Rama, dhe vullnetit të forcës politike që ai drejton. Rama është shprehur përmes tre letrave publike se ai është i gatshëm për dialog, dhe sot i hidhet poshtë dhe alibia që ka përdorur se data e zgjedhjeve nuk është në dorë të tij po të presidentit.

“U jam shumë falenderues miqve të Shqipërisë dhe partnerëve politikë të LB&PD në CDU/CSU, për vëmendjen e tyre ndaj situatës politike! Krejt dakord me gjithçka kanë shprehur publikisht dhe për nevojën e dialogut pa kushte. Koha nuk pret sepse 30 qershori s’është në dorën tonë!”, shkruante jo më larg se dje Rama.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vullneti i tij, tashmë që presidenti deklaroi se është i gatshëm që të shtyjë datën e zgjedhjeve.

Të gjitha këto zhvillime vijnë një ditë përpara protestës tgjetër kombëtare të opozitës, e cila do të mbahet pasditen e nesërme, ku nga retorika e përdorur nga Basha apo Kryemadhi, do të kuptojmë shumëçka lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshje politike.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: rama meta zgjedhjettopi i ngelet rames
Pas

VIDEO/ Frontex realizon operacionin e parë në Shqipëri, ndalohen 23 emigrantë klandestin në kufi

Para

‘Kopjon Oriola Marashin’, Kejvina le pa fjalë ndjekësin me përgjigjen

Para
‘Kopjon Oriola Marashin’, Kejvina le pa fjalë ndjekësin me përgjigjen

'Kopjon Oriola Marashin', Kejvina le pa fjalë ndjekësin me përgjigjen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryetari i Bashkisë Shkodër Njofton Zhvendosjen e Koncertit të Bujar Qamilit nga Stadiumi “Loro Boriçi” në Sheshin Para Bashkisë, për të Ruajtur Fushën dhe Harmoninë e Qytetit

Strehimi me kredi të buta, 1,100 qytetarë në listën e përfituesve

Retorikë e Ashpër mes Trump dhe Khamenei: SHBA dhe Irani në Përplasje të Forta për Konfliktin në Lindjen e Mesme

Gazment Bardhi në Strasburg: Zgjedhjet e 11 Majit Regres për Shqipërinë, Denoncon Përdorim të Burimeve Shtetërore dhe Shkelje të Standardeve Zgjedhore

Bisedë Putin–Emiratet e Bashkuara, zbardhen detajet mbi çështjen iraniane

Taulant Balla: Qeveria dhe Opozita kanë arritur hapa të rëndësishëm për reformën zgjedhore, reforma nis menjëherë në shtator

SHBA dërgon aeroplanmbajtësen e tretë pranë brigjeve të Izraelit

Rrëzimi i avionit në Indi/ I mbijetuari i vetëm i jep lamtumirën vëllait

Trump: Lufta s’ka mbaruar, dorëzimi pa kushte i Iranit do të thotë fund i kërcënimeve bërthamore

SHBA dërgon aeroplanmbajtësen USS Ford pranë Lindjes së Mesme, mes përshkallëzimit të tensioneve me Iranin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.