Të paktën 27 persona humbën jetën nga stuhitë që goditën një pjesë të Midwest dhe Jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Guvernatori i Kentucky-t, Andy Beshear, tha sot se 18 viktima u regjistruan në atë shtet federal, dhjetë të plagosur u shtruan në spital dhe janë në gjendje kritike.
Një tornado shkatërruese në Kentucky dhe Missouri dëmtoi shtëpi, përmbysi automjete dhe la shumë njerëz pa strehë, ndërsa 17 vdekje ndodhën në Qarkun Laurel, i cili ndodhet në juglindje të shtetit.
Pjesë të rreth dy duzina rrugësh shtetërore janë të mbyllura dhe disa prej tyre mund të duhen disa ditë për t’u rihapur, tha Beshear.
Guvernatori paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet.