Mustafa Nano me tezën e tij se mamaja e Skënderbeut ishte sllava ka nxitur mjafdt kritika. Jo vetëm që shumë e quajnë të papazuar në fakte si teori, por edhe nëse rezulton të jetë e vërtetë pse duhet që të risillet një tezë e vjetër.
Avokat Ngjela në një reagim të tijin dje për këtë cështje e quante Nanon nbjë irnjorant të paguar nga Serbia. Ndërkohë që sot analisti i ka kthyer përgjigje sërish.
“Jam pa fjalë. Nuk po kuptoj asgjë. Kjo është një çmenduri që ndodh në Shqipëri, e në vende që qeverisen mbi bazën e sheriatit. Pas kësaj histerie, po pres të më lëshojnë një fatva,” tha Nano për Panoramën.
Ai vazhdon të mbrojë tezën e tij se nëna e Skënderbeut ishte sllave.
“Nëse ky nuk është rasti i Skënderbeut, është rasti i shqiptarëve të tjerë të asaj kohe, është rasti i Balshajve që i kanë preferuar ca si shpesh martesat me ‘shkjetë’. Duhet të themi që Balshajt janë maskarenjtë më të mëdhenj të historisë sonë? Duhet të themi se ata i kanë hedhur baltë vetes, si ajo balta që unë më i ligu i shqiptarëve, i paskam hedhur Skënderbeut duke e bërë me nënë serbe?”
“Jam i shokuar që njerëz publikë në vitin 2017, siç e thashë, i zë tartakuti prej fjalës ‘sllav’, që lëndohen kur u vihet në diskutim pastërtia e supozuar racore e një personazhi historik. Më janë dukur si të sëmurë mendorë. Për të mos folur pastaj për atë idiotin që nuk e pati për gjë të më bënte islamik të paguar”.
(E.K/SHUPLAKA)