Ushtria e Irakut po bën përpjekje të mëdha për të çliruar Mosulin nga kthetrat e ISIS,por video tronditëse nga beteja kanë alarmuar institucionet ndërkombëtare.
Pamjet e ekspozuara raportojnë për tortura dhe abuzime me robërit e dyshuar për lidhje me terroristët. Shumica prej tyre akuzohen se janë anëtarë të Shtetit Islamik.
Videot janë publikuar nga një fotograf i Ministrisë së Brendshme të Irakut. Fotografi i pavarur Ali Arkady ka dokumentuar se në betejën e tyre kundër xhihadistëve, forcat irakiane përdorën taktika brutale dhe tortura të shkallës së rëndë.
Në video shihet se si torturohen dhe mbyten me metoda brutale personat që ushtria irakiane I ka kapur rob dhe I akuzon se kanë lidhje me ISIS.
Të burgosurit vdesin të mbytur në dhimbje. Ata janë të pa armatosur dhe të pa mbrojtur.
Pamjet janë komentuar si shokuese dhe brutale.(B.H/Shuplaka)