Avokati i Popullit, Igli Totozani është shprehur se duhet të merren masa që askush të mos humbasë jetën në këto ditë të ftohta dimri. Sipas tij është më shumë sesa e nevojshme angazhimi i të gjithë qytetarëve për t’ju ardhur në ndihmë të pastrehëve.
“Jini proaktiv, gjeni të pastrehët dhe ndihmojini. Trishtim. dhimbje për një viktimë të neglizhencës dhe indiferencës. Policia, pushteti vendor të marë masat për të pastrehët dhe endacakët”,u shpreh ai . (J.V/Shuplaka)