Një aksident tjetër ka ndodhur në aksin Fier-Seman para pak çastesh. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se shtetasi Zylal Shpata, i cili po udhëtonte me biçikletë ka mbetur i plagosur si pasojë e aksidentit.
62-vjeçari është përplasur me një automjet tip “Toyota” me targë AA 848 OY. Si pasojë e plagëve të marra ai është transportuar me urgjencë në spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.