Në vijim të ekzekutimit të letërporosisë së dërguar nga autoritetet belge, përfaqësues të Prokurorisë Federale të Belgjikës kanë mbërritur në Shqiperi me qëllim vijimin e kryerjes së veprimeve proceduriale të kerkuara dhe të lejuara nga autoritetet gjyqësore shqiptare.
Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, këto veprime konsistojnë në marrjen në pyetje të personave të pandehur si dhe marrjen në pyetje teë kryedemokratit Lulzim Basha ditën e enjte datë 25.07.2019.
Kanë mbërritur në Tiranë paraditën e sotme një grup prokurorësh të ardhur nga Belgjika lidhur me dosjen e shumëpërfolur të “Toyota Yaris”.
Prokurorët belg kanë zhvilluar takim me grupin që po heton dosjen në fjalë tëk Krimet e Rënda ndërsa që vizita është mbajtur sekret nga autoritetet shqiptare.
Duke qenë se rezulton në listën e personave në dijeni lidhur me mjetin e ndaluar në Pikën e Kalimit Kufitar në Durrës ku u gjetën 3.5 milionë euro, është thirrur për të dëshm,uar edhe Lulzim Basha.
Prokurorët belg mësohet se do të pyesin personalisht 4 të arrestuarit, Edi dhe Klevi Liken, Alban Mollaymeri dhe Agim Cekan. Prokurorët belg kanë kërkuar që të mbahet larg media nga ky hetim.
Kujtojmë se gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambjente të tjera të personave të dyshuar.
(F.GJ/FAXWEB.AL)