22:11 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Toyota Yaris’ me 3.4 milionë euro, hetimet kalojnë tek Krimet e Rënda

12:42 | 05/07/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Toyota Yaris’ me 3.4 milionë euro, hetimet kalojnë tek Krimet e Rënda

Hetimet për dosjen e “Toyota Yaris’ që u sekuestrua me 3.4 milionë euro në Durrës kanë kaluar tek Krimet e Rënda. Hetimet për dosjen i janë dhënë prokurorit Blerim Tominaj.

Ndërkohë që të arrestuarit pritet të dalin para gjykatës brenda javës.

Në datë 24 Qershor 2018, në Portin e Durrësit , janë sekuestruar 3.4 milionë e 470 mijë euro cash, të fshehura në bagazhet e dy makinave “Toyota Yaris”, ndërsa po transportoheshin me trajler nga Belgjika.

Policia ka arrestuar 4 persona ndërsa janë shpallur në kërkim dy të rinj nga Peshkopia, por me banim në Tiranë, të cilët dyshohet se ishin porositësit e ngarkesës së sekuestruar e cila ishte nisur nga Gjermania, përmes linjës së trageteve Ancona-Bari.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës;

Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;

Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë;

Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve:

A.V. 33 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë;

E.V. 38 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambjente të tjera të personave të dyshuar.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

3,366,800 euro dhe 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara;

80,000 franga zvicerane.

10 automjete, nga të cilat 7 automjete të tipit ‘Toyota Yaris’, 1 tip ‘Alfa Romeo’, 1 tip ‘Opel’ dhe 1 tip ‘Bizark’.

1 armë kallashnikov me 2 krehëra fishekë, gjetur nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.Çeka;

1 radio policie;

7 telefona celularë.

Nga hetimet paraprake, Policia e Shtetit ka të dhëna të besueshme se ngarkesa e sekuestruar ishte e porosituar nga shtetasit E.V. dhe A.V., tashmë të shpallur në kërkim.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e personave të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale e kryer në bashkëpunim”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe ”Falsifikimi i monedhave”.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: Krimet e RendaToyota Yaris
Pas

A do të marrin fund tërmetet? Flet eksperti: 300 lëkundje janë ndjerë nga dje, shenjat tregojnë se…

Para

Angli-Kolumbi/ Shitja rekord e kokainës, trafikanti shqiptar zbulon çfarë ndodhi gjatë ndeshjes

Para
Angli-Kolumbi/ Shitja rekord e kokainës, trafikanti shqiptar zbulon çfarë ndodhi gjatë ndeshjes

Angli-Kolumbi/ Shitja rekord e kokainës, trafikanti shqiptar zbulon çfarë ndodhi gjatë ndeshjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.