Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka kallëzuar penalisht kryetarin e PD-së Lulzim Bashën .
Balla e akuzon për “nxjerrje të sekretit hetimor”. Ky kallëzim vjen vjen pas deklaratave të Bashës në Kuvend më 21 qershor ku u shpreh se është zbuluar një ‘Toyota Yaris’ me 1.5 milionë euro brenda, duke akuzuar Taulant Ballën.
Kallëzimin, Balla e ka bërë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
“Njëri prej atyre që zgërdhihen më shumë ( duke treguar me gisht nga Balla, që po qeshte bashkë me Ramën) ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbajeni mend këtë që po ju them! Dhe ka porositur një Toyota Yaris! Por ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda! Vazhdo qesh, do ta shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt”, kishte deklaruar Basha në Kuvend.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post