03:14 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kronikë

Trafik droge, dhunë dhe aksidente në Tiranë,disa persona arrestohen në orët e fundit

12:41 | 19/06/2025
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trafik droge, dhunë dhe aksidente në Tiranë,disa persona arrestohen në orët e fundit

Në kryeqytet, Policia e Tiranës ka kryer disa arrestime dhe procedime penale në orët e fundit, në kuadër të operacioneve të përditshme për goditjen e veprimtarive të paligjshme.

Rastet variojnë nga posedimi dhe shpërndarja e lëndëve narkotike, dhuna në familje, kërcënime dhe aksidente rrugore, deri te incidente me të mitur dhe konflikte të ndryshme mes qytetarësh.

Autoritetet kanë sekuestruar lëndë narkotike, armë të ftohta dhe janë në ndjekje të personave të shpallur në kërkim. Materialet për të gjitha rastet janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:

-O. A., 52 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën me vete, një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;

-A. K., 33 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 i gjetën në automjet, sasi lëndësh të dyshuar narkotike Cannabis dhe Ekstazi, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. N., 28 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 33-vjeçar, dhe e ka goditur atë, me grushte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

-arrestuan shtetasin M. H., 38 vjeç, sepse ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset S. D., 23 vjeçe dhe K. I., 23 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëra-tjetrën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. C., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 68-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 51 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë të ftohtë, një 22-vjeçare. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë;

-shpallën në kërkim shtetasin A. K., 37 vjeç, pasi ka kallëzuar daja i tij, se 37-vjeçari i ka ndezur një zjarr në afërsi të banesës. Punohet për kapjen e shtetasit A. K., si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 20 vjeç, pasi në afërsi të banesës së tij, u gjetën disa gota plastike, në të cilat ishin mbjellë fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:

-J. Gj., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;

-E. B., 37 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur.

Është paraqitur për mjekim, në spital, një 15-vjeçar, i cili dyshohet se kishte konsumuar pije alkoolike, në lokal. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai është larguar në banesë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për vlerësim të metejshëm të rastit.

Në rrugën “Dritan Hoxha”, një 12-vjeçar ka përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte, këmbësoren, shtetasen V. Sh., 72 vjeçe, e cila është aktualisht në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi A. B., 19 vjeç, kallëzoi se ka gjetur të dëmtuar xhamin e automjetit të tij. Nga automjeti nuk është marrë asgjë. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e autorit/ëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Pas

Kina evakuon mijëra qytetarë nga Irani dhe Izraeli

Para

Alarm në Aeroportin e Athinës: Tym në kabinë, avion Airbus me 150 pasagjerë kryen ulje emergjente

Para
Alarm në Aeroportin e Athinës: Tym në kabinë, avion Airbus me 150 pasagjerë kryen ulje emergjente

Alarm në Aeroportin e Athinës: Tym në kabinë, avion Airbus me 150 pasagjerë kryen ulje emergjente

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.