Shtatë persona janë vënë në prangat e Policisë së Korçës pas kontrollit të ushtruar në një lokal nate me muzikë live në rrugën Korçë-Dishnicë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit të përshtatur për trafik dhe konsumim droge, u gjetën dhe sekuestruan 3 doza kokainë dhe 27 gramë kanabis.
Kanë rënë në pranga shtetasit:
Aleks Kostreci 44 vjeç (pronari), Agron Berisha 44 vjeç, Johan Mukollari 42 vjeç, Leodin Rungo 37 vjeç, , Elton Liço 46 vjeç dhe vëllezërit Armando Kokot 18 vjeç dhe Mario Kokot 22 vjeç.
Detaje të Policisë së Korçës:
Finalizohet me sukses operacioni policor për parandalimin e shpërndarjes dhe përdorimit të lëndëve narkotike në lokale nate.
Arrestohen në flagrancë 7 persona, midis të cilëve edhe pronari i një lokali nate.
Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë dhe Cannabis Sattiva.
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Korçë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe falë një pune të mirëorganizuar kanë finalizuar me sukses operacionin policor, ku si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mëposhtëm :
- Armando Kokot, 18 vjeç,
- Mario Kokot, 22 vjeç, (vëllezër)
- Leodin Rungo, 37 vjeç,
- Johan Mukollari, 42 vjeç,
- Agron Berisha, 44 vjeç, të gjithë banues në Korçë, për veprat penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim ”
Më datë 21.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal me muzikë live, me vendndodhje në kilometrin e parë të rrugës Korçë-Dishnicë, në afërsi të tavolinës ku ndodheshin shtetasit e mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale :
3 doza me lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë” të fshehura në një paketë cigaresh, si dhe 27 gramë bimë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e futur në qese plasmasi.
Gjithashtu në vijim të hetimeve lidhur me këtë rast u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :
- Aleks Kostreci, 44 vjeç, banues në Korçë, pronar i këtij lokali si i dyshuar për konsumim të veprës penale: “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.
Si dhe truprojes të sigurisë në këtë lokal shtetasit :
- Elton Liço, 46 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale : “Moskallzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” pasi dyshohet se ky i fundit ka njoftuar shtetasit e lartpërmendur për ardhjen e Policisë, të cilët pas marrjes të këtij sinjali kanë tentuar të fshehin lëndën e dyshuar narkotike .
Po në lidhje me këtë rast, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonimik-Financiar, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases :
- E.K, 26 vjeçe, banuese në Korçë, (bashkëshortja e pronarit) për veprat penale: “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave” pasi rezulton se në këtë lokal, kjo shtetase nuk lëshonte kupon tatimor për klientët , si edhe kishte punësuar dy punonjës të cilët i kishte të padeklaruar në skemën e sigurimeve shoqërore.
Materialet për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtjeshme.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1855″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]