23:32 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Trafik droge nga Amerika Latine e Gjermania në Zvicër, çohen për gjykim dy kokat shqiptare të grupit kriminal! U janë sekuestruar rreth 1400 kg drogë e 10 mijë tableta ekstazi

17:28 | 01/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trafik droge nga Amerika Latine e Gjermania në Zvicër, çohen për gjykim dy kokat shqiptare të grupit kriminal! U janë sekuestruar rreth 1400 kg drogë e 10 mijë tableta ekstazi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim një dosje që lidhet me një rrjet të madh ndërkombëtar droge, i përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të narkotikëve drejt Zvicrës dhe vendeve të tjera të Europës.

Në qendër të këtij hetimi qëndrojnë dy shtetas shqiptarë: Gëzim Bakalli, i njohur edhe me identitetin Shkëmbim Cërmanji, dhe Erjon Loci.

Të dy akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ku Bakalli ka pasur rolin e organizatorit dhe financuesit, ndërsa Loci ka ndihmuar në transportin dhe shpërndarjen e drogës në territorin zviceran.

Sipas SPAK, grupi ka qenë aktiv në trafikun e drogës nga viti 2018 deri në vitin 2024. Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë zvicerane dhe përmes përdorimit të metodave të veçanta të ndjekjes dhe komunikimeve të përgjuara në platforma të enkriptuara si “Sky ECC”, “Threema” dhe “Signal”.

Gjatë operacionit u sekuestruan 345 kg kokainë (me pastërti deri në 86%), 22 kg heroinë, 2 kg marihuanë, 10,000 tableta ecstasy, 1.000 kg kokainë të mbetur në tentativë për trafikim, armë zjarri dhe municion, si dhe orë luksoze, para, dokumente pronësie dhe telefona celularë.

Hetimet e deritanishme kanë çuar në procedimin penal të dhjetëra shtetasve shqiptarë dhe të huaj, ndërsa SPAK ka ndarë një pjesë të çështjes në një dosje të re për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë që mund të jenë ende aktivë.

SPAK thekson se ky është një nga rastet më serioze të trafikimit të organizuar ndërkombëtar të drogës që është zbardhur përmes bashkëpunimit me autoritetet e huaja dhe përdorimit të teknologjisë së avancuar hetimore.

Në fund, SPAK kujton se të gjithë të dyshuarit konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar nga gjykata.

Pas

“Shkurtimet e fondeve të USAID-it nga Trump mund të çojnë në 14 milionë vdekje”, publikohet raporti i “The Lancet”: Gjatë pesë viteve të ardhshme…

Para

Përfshihet nga flakët një fabrikë farmaceutike në Indi, 39 të vdekur dhe 34 të plagosur

Para
Përfshihet nga flakët një fabrikë farmaceutike në Indi, 39 të vdekur dhe 34 të plagosur

Përfshihet nga flakët një fabrikë farmaceutike në Indi, 39 të vdekur dhe 34 të plagosur

 



Të Fundit

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Nga miti të kërcënimi, narrativa nacionaliste serbe, e gjallë në zemër të Kosovës

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.