Është shkatërruar trafiku i drogës i ndarë mes tri shteteve, Sh qipëri, Gjermani dhe Itali. Janë arrestuar 8 persona, 3 prej të cilëve në Shqipëri, në qytetin e Vlorës dhe 5 të tjerët në Itali. Nga të arrestuarit, 6 janë shtetas shqiptarë, një maroken dhe një italian.
U arrestuan në Vlorë: B. SH, 31 vjeç; B. H,41 vjeç; dhe V. S. 56 vjeç .
Në Itali janë vënë në pranga: A.Ç., 31 vjeç; A. Ç.,33 vjeç; E. F., 35 vjeç; shtetas shqiptarë, si dhe M. S., 30 vjeç maroken dhe R. A. 37 vjeç italian.
Burime të policisë bënë me dije se hetimi ka nisur më parë nga autoritetet italiane (2015) dhe bënte fjalë për një grup të strukturuar kriminal, i cili kryente trafikun e kokainës dhe marijuanës nga vendet e ulëta të Europës në drejtim të Italisë së Veriut.
Në përbërje të grupit ishin 9 shtetas shqiptarë, 1 shtetas italian dhe 1 shtetas maroken.
Kreu i këtij grupi konsiderohej shtetasi shqiptar B.SH. Nga hetimet e deritanishme rezulton se aktiviteti kriminal i kryer nga ky grup nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe kishte qendër të veprimtarisë së grupit Firencen.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post