16:22 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Trafik i qenieve njerëzore, arrestohen 5 persona në Shkodër

13:32 | 20/09/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Drejtonin makinën në gjendje të dehur, arrestohen 3 shoferë

Finalizohet Operacioni “Stroke”, për parandalimin dhe goditjen e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër.

Në pranga 5 shtetas, pasi transportonin disa shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Këta shtetas gjatë rrugës po i transportonin shtetasit e huaj, i kanë dhunuar fizikisht, me qëllim që t’u vidhnin sendet personale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra se disa persona po transportonin disa shtetas nga Lindja e Mesme, me qëllim kalim e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit dhe se këta shtetas ishin futur në pyllin e fshatit Grudë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin ” Stroke”, si rezultat i të cilit u identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: G. N., 23 vjeç, Z. P., 32 vjeç, K. N., 26 vjeç, T. M., 39 vjeç dhe A. D. 24 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Të arrestuarit e sipërpërmendur dyshohet se kanë marrë disa shtetas të huaj të vendeve të treta, me qëllim për t’i transportuar për në Mal të Zi. Gjatë rrugës për të shmangur Policinë kanë ndryshuar drejtim duke i futur në pyllin e fshatit Grudë dhe aty kanë dhunuar fizikisht, me qëllim që t’u vidhin sendet personale, por nuk kanë mundur dot dhe janë larguar.

Pas hetimeve intensive, u bë identifikimi dhe kapja e autorëve të dyshuar, të cilët u arrestuan për veprat penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe ” Vjedhja me dhunë e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjete, me të cilat dyshohet që janë transportuar këta shtetas.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: 5 te arrestuar ne shkoderarrestohen 5 personatrafikonin qenie njerezore
Pas

Pedagogu Himçi në spital, ja çfarë mase vendosi gjykata

Para

Shoqja e saj e ngushtë desh ia prishi dasmën Jonida Vokshit

Para
Shoqja e saj e ngushtë desh ia prishi dasmën Jonida Vokshit

Shoqja e saj e ngushtë desh ia prishi dasmën Jonida Vokshit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 104 palestinezë të vrarë në 24 orët e fundit

Burg përjetë për Azgan Mërnicën, vrau efektivin e “Shqiponjave” pas një konflikti rrugor

Aksident rrugor në aksin Cakran–Gorishovë, dy të plagosur

KAS i hoqi mandatin “motrës” së tij, reagon Adriatik Lapaj

Trump do të vendosë tarifë prej 25% për eksportet indiane, vendimi hyn në fuqi në 1 gusht

Tarifat doganore SHBA-BE, liderët të pakënaqur me Von der Leyen! Marrëveshja më e keqe në histori

Presidentja e Moldavisë: Rusia po përgatit ndërhyrjen në zgjedhjet parlamentare në shtator

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve në kërkim, goditjen e veprimtarive kriminale dhe rritjen e sigurisë publike.

Konferenca e Gjashtë e Kryetarëve të Parlamenteve, Spiropali: Dikur Shqipëria ishte ndër vendet më të izoluara në botë, sot kryeson garën për anëtarësim në BE

Aksident i rëndë në Borsh, dy të vdekur dhe dy të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.