05:43 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Trafik mjetesh lundruese në detin Jon, arrestohet 23-vjeçari në Sarandë

10:24 | 30/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trafik mjetesh lundruese në detin Jon, arrestohet 23-vjeçari në Sarandë

Zbulohet dhe dokumentohet një rast i trafikut të paligjshëm të mjeteve lundruese nga Greqia në Shqipëri. Një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. I arrestuari është Denis Dauti ndërsa në kërkim janë: Dritan Jorgji, Antonio Jorgji dhe Alban Kuka.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Sarandë nga një shtetas grek, i cili kallëzoi se më datë 28.06.2025, gjatë natës, në Korfuz (Greqi) i ishin vjedhur dy mjete lundruese (gomone dhe skaf), dhe kishte dyshime se këto mjete ishin trafikuar në territorin shqiptar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silent Crossing”, si rezultat i të cilit:

U arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 23 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë.

U shpallën në kërkim shtetasit D. J., 48 vjeç, banues në Sarandë, A. J., 24 vjeç, banues në Sarandë, dhe A. K., 48 vjeç, banues në Tepelenë.

Nga veprime hetimore të kryera nga grupi hetimor i ngritur për këtë rast, rezultoi se këta katër shtetas kanë vjedhur në ishullin e Korfuzit dy mjete lundruese, konkretisht një skaf dhe një gomone, të cilat më pas i kanë trafikuar në Shqipëri, në qytetin e Sarandës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij operacioni, u gjet i fshehur njëri prej mjeteve lundruese, në një parcelë në fshatin Vrion, Finiq, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një mjet kamion të dyshuar se është përdorur për transportimin e mjeteve nga bregdeti në drejtim të parcelës.

Vijojnë veprimet për kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe dokumentimin ligjor të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Pas

Merr flakë makina në Rrugën e Arbrit, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

Para

Dyshime për shkelje të barazisë në tendera, kreu i KPP Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK

Para
Dyshime për shkelje të barazisë në tendera, kreu i KPP Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK

Dyshime për shkelje të barazisë në tendera, kreu i KPP Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK

 



Të Fundit

Përditësim mbi situatën në vatrën e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane Bashkia Elbasan

Vatër e re zjarri raportohet në Lezhë në fshatin Tresh

Vendim i papritur nga kandidatja e PS-së në Fier, Maldrita Bardho heq dorë nga mandati, ia lë vendin Zegjine Çaushit

SHBA: “E papranueshme” ndërprerja e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Temperatura rekord! Animacioni i NASA-s ilustron 15 ditët e tmerrit në Europë dhe në mbarë botën

Sulmi i Lautaros brenda familjes zikaltër, një lojtar i Interit pëlqen reagimin e Çalhanoglus

Spitali në Herson Goditet nga Artileria Ruse, tetë të Plagosur

Propozim global, OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer brenda 10 viteve

“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë

Hamas shprehet i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.