Është arerstuar në Vlorë, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i identifikuar si Elton Çobo 41 vjeç, banues në Vlorë.
Ai është shpallur në kërkim nga Interpoli Italian për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.
Detaje të Policisë së Vlorës:
Policia arreston një person në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian!
Arrestohet shtetasi: – Elton Çobo, 41 vjeç, banues në Vlorë.
Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi në lagjen “Pavarësia” Vlorë pranë vendit të quajtur “Tregu i orizit”. Çobo, është shpallur në kërkim nga Interpoli Italian për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.
Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vite burg. (Kodit Penal Italian) Gjithashtu, Autoritetet Gjyqësore Italiane, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
(XH.A/SHUPLAKA)