Policia greke ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike që po transportohej me një automjet. Mësohet se policia kufitare e Konicës identifikoi një automjet në aksin drejt Janinës pranë një zone rurale.
Ndërkohë që dy personat që udhëtonin me makinën private, sapo vunë re policinë, shtuan shpejtësinë dhe më pas braktisën automjetin për t’u larguar me këmbë në një zonë të pyllëzuar.
Në kontrollin e bërë në makinën e tyre u gjetën 174 pako me kanabis sativa, me peshë totale 335 kg.
Policia greke është duke vazhduar hetimet për të identifikuar dhe arrestuar shoferin dhe pasagjerin.