20:05 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Trafikimi i 1 ton drogë përmes liqenit të Shkodrës, Lleshaj: Nuk jam i informuar

12:42 | 12/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trafikimi i 1 ton drogë përmes liqenit të Shkodrës, Lleshaj: Nuk jam i informuar

Ministria i Brendshem Sandër Lleshaj flet nga Shkodra pas inagurimit të pikës së kalimit kufitar në Hanin e Hotit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

I pyetur për akuzat e Partisë Demokratike për arrestimin e përkrahësve të opozitës në mënyrë të jashtëligjshme dhe politike, ministri Lleshaj tha se Policia e Shtetit nuk arreston simpatizantë të partisë demokratike por arreston qytetarë që shkelin lignin.

“Nuk kam informacion se Gjykata e Apelit në Shkodër i ka konsideruar të paligjshme arrestimet e personave për djegien e KZAZ 3”.

Sa i përket operacionit të gjetjes së armëve në Elbasan, ministri Lleshaj tha se çdo operacion i policisë duhet të jetë i fshehtë dhe ato që publikohen janë vetem rezultatet, jo operacionet.

“15 qershori ka qenë dita e fundit që përjashtonte autoritetet nga përgjegjësia për sasitë e lëndëve narkotike dhe pas 15 qershorit çdo institucion mban përgjegjësi dhe ka ndodhur në këto dite që për çdo rast të gjetjes se bimeve narkotike janë shoqeruar me penalitete të administratoreve lokal dhe personave të tjerë përgjegjës edhe nga policia. Sa i përket pikave të kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, po perpiqemi që ti bëjmë të gjitha të përbashkëta që të shkurtojmë me të paktën 50% kohën e pritjes.

Do të aplikojmë atë standard që kemi me Kosovën ndonëse Morina është pika më e frekuentuar. Ia kemi prezantuar palës malazeze dhe jemi në diskutim dhe në pritje me ta për të arritur pikat e kalimit kufitar të përbashkëta. Besoj që do ta arrijmë shumë shpejt ta realizojmë. Disa prej godinave janë të viteve 80 dhe punojmë që ti vendosim brenda standardeve në të gjithë Shqipërinë”.

Lleshaj deklaroi se për trafikimin e 1 ton drogë nga MAj deri më tani përmes liqenit të Shkodrës apo pikave kufitare nga shqipëria për në Nalin e Zi nuk është i informuar, por theksoi se lufta ndaj këtij fenomeni vazhdon.

“Sa i përket trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Malit të Zi përmes liqenit të Shkodrës apo pikat e kalimit kufitar nuk jam i informuar se janë kapur 1 ton drogë nga maji deri tani. Lufta ndaj trafikut të drogës është një prioritet i Policisë së Shtetit. Ne nuk mund ta konsiderojmë ende të mbaruar luftën ndaj trafikut të drogës por di që kemi shkatërruar në mënyrë thelbësore gjithë rrjetet e kultivimit të cannabisit në Shqipëri dhe gjithë treguesut e këtij viti provojnë faktin që fenomeni është goditur dhe është shkatërruar. Sigurisht ka perpjekje sporadike të cilat po ndiqen me seriozitet të madh nga policia”, tha Lleshaj.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: sANDER lLESHAJ
Pas

”Çfarë bën për ta pasur mendjen të shëndoshë?”, Vladimir Mara përballet me historinë e dekonspirimit rrugës për në SPAK

Para

7000 euro rrogë thatë? Fevziu tregon troç se sa paguhet dhe ngelëm pa fjalë

Para
7000 euro rrogë thatë? Fevziu tregon troç se sa paguhet dhe ngelëm pa fjalë

7000 euro rrogë thatë? Fevziu tregon troç se sa paguhet dhe ngelëm pa fjalë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

Presidentja Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

“Bashkëpunim mes SHBA dhe Gjermanisë”/ NATO: Gati armët për Ukrainën

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në Ankara: Nderim për Atatürkun dhe thellim i bashkëpunimit me Turqinë

PAMJE/Zjarr masiv mes Drenovës dhe Gorishovës, rrezikohen puset e naftës, forcat zjarrfikëse dhe ushtria në terren

“Të rrisim presionin ndaj Putinit”, kancelari gjerman konferencë me kryeministrin britanik, nënshkruhet marrëveshja mes dy vendeve

Papa Leo XIV planifikon vizitë në Turqi për 1700-vjetorin e Koncilit të Nikesë

Gaza/ 2 të vdekur pas bombardimit të një kishe katolike, e vetmja ndërtesë fetare katolike në territorin palestinez

Fredi Beleri padit KQZ-në pas humbjes së mandatit si kryebashkiak i Himarës

‘Në Shqipëri të gjitha paketat e lançuara kanë degjeneruar në kaos’, Eksperti Enriko Cenko për paketën e maleve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.