Sipas informacioneve drejtësia gjermane ka pranuar pas më shumë se një viti e gjysmë ekstradimin nga Gjermania të pronarit të “Arbri Garden”, sa i përket trafikimit të 613 kg kokainë përmes kompanisë së tij.
Vendimi mësohet të jetë marrë rreth 20 ditë më parë, ndërsa ky vendim vjen pas kërkesave të shumta që Arbër Cekaj ka bërë ndaj drejtësisë gjermane për ekstradimin e tij.
Ndërkohë ende mbetet e pazyrtarizuar data se kur do të ndodh ky ekstradim.
Cekaj kishte ndryshuar identitetin nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen, duke marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij me origjinë daneze.
Ai u gjet i fshehur në një banesë dykatëshe dhe gjatë momentit të arrestimit mësohet se nuk bëri rezistencë.
Dy javë para arrestimit në Berlin të Gjermanisë kishin shkuar oficerë të Krimeve të Rënda, të cilët bashkë me homologët e tyre, bënë të mundur lokalizimin e më pas prangosjen e Arbër Çekaj.
NJOFTIMI I POLICISE
Ne kuader te bashkepunimit me agjensite e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht ate Gjermane eshte bere e mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Arber Çekaj.
Arber Cekaj eshte pronari i firmes Arbi Garden ku u sekuestruan 613 kg kokaine ne kiader te operacionit “last snoë”.
U shkembye informacion ne kohe rekord midis Policise se Shtetit dhe agjensive te tjera si dhe me Prokurorine e Krimeve te Renda.
Ky shtetas eshte kapur ne nje province prane Dysedorfit
Kush është Arbër Çekaj?
Çekaj është pronari i magazinës ku u kapën 613 kilogramë kokainë në rrugën tokësore “Maminas-Durrës”.
Pronari i kompanisë, 38-vjeçari Arbër Çekaj i datëlindjes 5 Prill me origjinë nga Tropoja dhe banues në Durrës, dyshohet se është një prej organizatorëve të aktivitetit kriminal të trafikimit të kokainës nga Kolumbia deri në Shqipëri.
Në përshkrimin e aktivitetit të punës, kompania njofton se “Arbri Garden” është një kompani e re dhe e kualifikuar e importimit në Shqiperi.
“Objektivi ynë kryesor është importimi i bananeve dhe frutave tropikale për konsumatorët tanë me standardet më të larta në cilësi dhe freski, ne sjellim në Shqipëri cilësinë më të mirë të frutave tropikale nga Amerika Latine”.
Ndërkohë, policia ka arrestuar dy personat që pritën këtë ngarkesë, Donaldo Lushaj nga Tropoja dhe Armando Pezaku.
Për arrestimin e Çekajt ka folur dhe ambasadori amerikan, Donald Lu. Në një takim për OJQ-të, Lu tha se Klement Balili dhe Arbër Çekaj, janë peshqit e mëdhenj.
“Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh, trafikantit të drogës, Met Kanani, që u arrestua në Turqi më 22 mars. Urdhëra arresti janë lëshuar edhe për dy trafikues të tjerë të mëdhenj, Klement Balili dhe Arbër Cekaj, por ata duhet të kapen”, u shpreh ambasadori amerikan.
(F.GJ/FAXWEB.AL)