21:12 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Trafikimi i qenieve njerëzore, Kongresi miraton një fond prej 520 milionë dollarësh për të luftuar fenomenin

09:03 | 16/07/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rezoluta në Kongresin amerikan: Shqipëria rrezikohet nga Rusia. Kujdes!

Tragjedia e trafikimit të qenieve njerëzore ishte në qendër të vëmendjes gjatë kësaj jave në Kongresin amerikan, ku nëpërmjet një votimi dypartiak u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve një fond prej 520 milionë dollarësh për të luftuar fenomenin dhe për të ndihmuar të mbijetuarit.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Kongres, Katherine Gypson, bisedoi me ligjvënësit që udhëheqin luftën ndaj këtij kërcënimi global.

Kongresi amerikan diskutoi rreth dëmit të shkaktuar në mbarë botën nga fenomeni i skllavërisë moderne.

“Shkatërron tregjet e punës dhe njerëzit. Gërryen komunitetet dhe prish stabilitetin dhe shtetin ligjor. Ushqehet prej korrupsionit, lakmisë dhe dhunës”, u shpreh Senatori demokrat Benjamin Cardin.

Trafikimi i qenieve njerëzore është një industri prej 150 miliardë dollarësh dhe mbi gjysma e 20 milionë personave të trafikuar janë gra dhe vajza.

Vetëm disa javë pasi administrata Trump shtoi Kinën në listën e shkelësve më të mëdhenj, krahas Rusisë, Iranit dhe Sirisë, ligjvënësit akorduan fonde për këtë betejë që i kalon kufijtë shtetërorë. Këto fonde do të kenë një ndikim real në jetën e të mbijetuarve nga trafikimi.

“Duhet mbështetje, si kjo e miratuar nga Kongresi, që të mbijetuarit të kenë ushqim, trajtim mjekësor dhe përfaqësim ligjor. Të përjetosh trafikimin është njëlloj si skllavëria. Viktimat humbin çdo gjë”, thotë Andrea Powell, drejtore ekzekutive e organizatës “Fair Girls”.

Zonja Powell, e cila ndihmon të mbijetuarit në mbarë botën, thotë se ky fenomen gjendet kudo, shkruan VOA. “Të gjithë e shohim pa kuptuar, në mënyrë pasive këtë fenomen”, thotë ajo.

Realiteti i hidhur e bëri më të pranishëm problemin për ligjvënësit.
“Shumica mendojnë se problemi ekziston larg shtëpisë së tyre, në ndonjë vend tjetër, në ndonjë qytet të madh, por realisht e gjejmë kudo”, thotë Ligjvënësja republikane Kristi Noem.

Një ndër ligjvënësit që kanë trajtuar herët problemin në Kongres, Chris Smith, thotë se legjislacioni i miratuar ka një përqasje të re.

“Fitimet që u konfiskohen trafikantëve kur arrestohen, mund të përdoren si fonde për viktimat”, thotë Ligjvënësi republikan Chris Smith.

Ligji i ri paralajmëron të gjitha vendet e botës.
“Nëse do të jetë i përfshirë një vend, atij nuk do t’i jepet asistencë ushtarake derisa të luftojnë trafikimin e qenieve njerëzore”, shpjegon Ligjvënësja demokrate Sheila Jackson.

Zonja Lee përfaqëson Houston-in, një ndër epiqendrat e trafikimit të qenieve njerëzore në Shtetet e Bashkuara.

“Houston-i është një metropol i mbingarkuar, me shumë hapësira, ku mund të ketë biznese false që realisht përdoren për trafikim njerëzish. Viktimat e tyre janë të frikësuara dhe nuk flasin anglisht. Trafikimi është një plagë për të gjithë ne”, thotë Ligjvënësja Lee.
Është edhe një kujtesë se beteja duhet të vazhdojë.

 

Etiketa: kongresKongresi Amerikantrafikimi i qenieve njerezore
Pas

KËSHILLA si të ushqeni fëmijët mbi 1 vjeç

Para

Myslim Murrizi godet sërish: Grupi kundër Bashës vjen vërdallë si p*rdha nëpër brekë

Para
Kreu i PD-së në Lushnje, akuza Mogherinit: Shiko bosin e drogës të kapur në Itali, mund të flasë për nipin tënd!

Myslim Murrizi godet sërish: Grupi kundër Bashës vjen vërdallë si p*rdha nëpër brekë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit

Lideri Suprem i Iranit, Khamenei i drejtohet Izraelit: Ti nise një luftë

Video/Rriten tensionet, mediat iraniane publikojnë pamje të raketave drejt Izraelit

Kundërpërgjigjet Irani, nis sulmin menjëherë ndaj Izraelit

Kërcënimi i Iranit, Izraeli lëshon alarmin e kuq: Të gjithë qytetarët të strehohen në vendet e posaçme

Nga frika e sulmit të Iranit, zëdhënësi i ushtrisë izraelite ndërpret deklaratën live

Izraeli justifikon sulmin ndaj Iranit, i dërguari në OKB: Vendimi nuk u mor lehtë

Murtaja zbret në Devoll! Dhjetëra bagëti të prekura nga sëmundja, zona në karantinë

Izraeli zgjeron operacionin ushtarak ndaj Iranit, sulme të tjera ndaj një centrali bërthamor në jug të Teheranit

Familjet e viktimave të aksidentit ajror në Indi japin mostra ADN-je për të ndihmuar në identifikimin e të dashurve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.