Në prangat e policisë së Tiranës është vënë Demo Progonati, 46 vjeç me banim në kryeqytet. Ai akuzohet se ishte përfshirë në trafikun e drogës mes Italisë dhe Shqipërisë.
Bëhet fjalë për një akison të datës 9 janar ku së bashku me disa trafikantë të tjerë ai do të dërgonte drejt Italisë një sasi prej 2.4 ton kanabisi.
Mbi Progonatin rëndon akuza e ”Trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim”. (E.K/SHUPLAKA)