Gjatë një aksioni policia e kryeqytetit ka vënë në pranga katër persona, të cilët do të shisnin 102 kilogramë kanabis. Sipas njoftimit të uniformave blu, droga ishte fshehur në bagazhin e njërës prej makinave. Tre prej të arrestuarve janë nga Mallakastra, ndërsa i katërti nga Tepelena.
Dejate:
Më datë 22.04.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotikët në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Befasia”, në kuadër të cilit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Arjan Mustafaj, 43 vjeç, banues në Mallakastër.
Shpetim Sinaj, 40 vjeç, banues në Mallakastër.
Erjon Zenelaj, 33 vjeç, banues në Mallakastër.
Niko Dula, 41 vjeç, banues në Tepelenë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin, kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar te llojit “Cannabis Sattiva”, kryesisht në periferi të Tiranës.
Në bazë të informacioneve është bërë e mundur goditja e këtij grupi dhe më saktësisht në aksin rrugorë Pezë – Ndroq.
Nga kontrolli në automjetet e këtyre shtetasve, në bagazhin e automjetit tip Mitsubishi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 thase të zinj të fshehur poshtë disa thasëve të tjere ngjyre të bardhë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 102.5 kilogram lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva.
– 2 automjete të markave të ndryshme.
– 8 aparate celulare të markave të ndryshme.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/2, i Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post