03:26 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Trafikonin drogë/ Në pranga babë e bir në Sarandë, një tjetër i arrestuar në Vlorë (Video)

16:06 | 12/05/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trafikonin drogë/ Në pranga babë e bir në Sarandë, një tjetër i arrestuar në Vlorë (Video)

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë dy persona (babë e bir), K.Ll dhe F.Ll (48 dhe 18 vjeç), për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre Policia gjeti dhe sekuestroi 83 kilogramë lënde narkotike, si dhe disa kubikë ku dyshohet si ishin kultivuar fara cannabis sativa.

Parelisht policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin shtetasin G.H., 31 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, pasi nga kontrolli I ushtruar  në automjetin që ai po drejtonte në aksin rrugor “Lapardha-Kotë” të u gjet një sasi lënde narkotike me peshë totale 15 kilogramë e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

Gjithësej nga këto dy operacione policore antidrogë të koduara “Shëndëllia” dhe “Kota” polica ka sekuestruar 98 kilogramë lëndë narkotike cannabis sattiva.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Sarandë – Vlorë

 

Finalizohen me sukses dy operacione policore antidrogë të koduara “Shëndëllia” dhe “Kota”

Sekuestrohet në total 98 kilogramë lëndë narkotike cannabis sattiva.

Arrestohen në flagrancë 3 persona.

– Në Sarandë, u finalizua operacioni antidrogë “Shëndëllia”.

Në kuadër të luftës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione në rrugë operative se dy shtetas dispononin lëndë narkotike në banesë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme  kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor antidrogë të koduar “Shëndëllia”.

Gjatë operacionit në fshatin Shëndëlli, Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas (babë e birë) K.Ll dhe F.Ll (48 dhe 18 vjeç), për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre Policia gjeti dhe sekuestroi 83 kilogramë lënde narkotike, si dhe disa kubikë ku dyshohet si ishin kultivuar fara cannabis sativa.

– Në Vlorë, u finalizua operacioni antidrogë  i koduar “Kota”

Në kuadër të këtij operacioni Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë bërë të mundur bllokimin e një  automjeti tip “Mercedes Benz” në aksin rrugorë “Lapardha-Kotë”, Vlorë, ku nga kontrolli i ushtruar në të u gjet një sasi lënde narkotike me peshë totale 15 kilogramë e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

 

Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin G.H., 31 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”

Materialet proceduriale  i kaluan Prokurorive respektive Sarandë e Vlorë për veprime të mëtejshme.

Pas

“Ndalime pa kriter, gaz lotsjellës dhe dhunë e vazhdueshme”, Avokati i Popullit: Policët nuk kishin nevojë për trajtim mjekësor, Dollapi po

Para

Video/ Pëson arrest kardiak, ndërron jetë në ring ylli i mundjes

Para
Video/ Pëson arrest kardiak, ndërron jetë në ring ylli i mundjes

Video/ Pëson arrest kardiak, ndërron jetë në ring ylli i mundjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.