13:55 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Trafikonin drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë, përfundojnë në pranga 3 të rinjtë shqiptarë

10:45 | 19/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trafikonin drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë, përfundojnë në pranga 3 të rinjtë shqiptarë

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet italiane, ka finalizuar operacionin ndërkombëtar të koduar “Alba Tibus”, duke shkatërruar një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikimin e drogës.

Si rezultat i këtij operacioni të koordinuar mes Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Policia e Vlorës, Karabinieria e Romës dhe Interpol, u lokalizuan dhe u arrestuan tre shtetas shqiptarë të akuzuar për trafik droge në Itali.

Në pranga ranë:

  • Anxhelo Ajazaj, 27 vjeç
  • Klarens Dalipaj alias Dhrami, 30 vjeç
  • Xhino Hamitaj, 30 vjeç

Ndërkohë, një tjetër anëtar i grupit, Eurel Liçaj, aktualisht vuan dënimin në burgun e Rrogozhinës.

Hetimet e Prokurorisë së Romës tregojnë se ky grup kriminal, që vepronte që prej vitit 2019, kishte trafikuar kanabis në Itali, kryesisht në Romë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet në Shqipëri dhe në Itali, operacioni ndërkombëtar i koduar “Alba Tibus”, për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.

Operacioni në Shqipëri u finalizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, si dhe në koordinim me homologët italianë, me Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri, Karabinierinë e Romës, Parioli, dhe me Drejtorinë e Interpolit.

Akuzohen për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal në Itali, për trafikim të Cannabisit, lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas shqiptarë.

Hetimet e përbashkëta identifikojnë dhe një tjetër pjesëtar të grupit, i cili aktualisht po vuan dënim në IEVP Rrogozhinë.

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Alba Tibus.Al”, u vunë në pranga shtetasit A. A., 27 vjeç, K. D. alias K. Dh., 30 vjeç dhe Xh. H., 30 vjeç. Ata dhe shtetasi E. L. që aktualisht po vuan një dënim në IEVP Rrogozhinë, akuzohen në kuadër të një procedimi penal të iniciuar nga Prokuroria e Romës, se në vitin 2019, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar në Itali (kryesisht në Romë), lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të vijuar bashkëpunimin me partnerët, për veprime të përbashkëta hetimore dhe operacionale, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimit të organizuar dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pas

17-vjetori i pavarësisë së Kosovës/ Zbardhet letra që Rama i dërgoi Kurtit: Janë shënuar arritje të paimagjinueshme në ndërtimin e institucioneve demokratike

Para

“Thaje kënetën me votë”, Rama “thumbon” Berishën, thirrje Diaporës: VOTONI

Para
“Thaje kënetën me votë”, Rama “thumbon” Berishën, thirrje Diaporës: VOTONI

“Thaje kënetën me votë”, Rama “thumbon” Berishën, thirrje Diaporës: VOTONI

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen bombola e gatimit në Kolonjë, dëmtohet 67-vjeçari

“Ministri i Jashtëm avokat i farsës elektorale”/ Berisha pas reagimit të Igli Hasanit: Letër misioneve mund t’iu dërgonte opozita, jo MPJ

Koçiu: 643 teknikë të shkencave mjekësor dhe 167 mjekë u punësuan në janar-qershor

Reagimi i Hasanit/ Berisha: Ministri i Jashtëm, ushtar dhe avokat i farsës elektorale të 11 majit. Letër misioneve mund t’u dërgonte opozita, por kurrë MPJ!

Dyshime se ishte i porositur/ Autori i shpërthimit me tritol në garazhin e Elvis Kosovës, pas ngjarjes është larguar jashtë vendit!

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama publikon pamjet nga heqja e strukturave në Tiranë: Ecim!

Mashtronte qytetarët për t’iu marrë para duke u prezantuar me identitet të rremë, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Zhvillohet faza e dytë e aksionit për lirimin e hapësirave publike në Lushnje, puna vazhdon intensivisht

Fier Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku zhvillon takim me administratorët e rinj të njësive administrative të bashkisë

Skandali i “Bankers”: Të arrestuarit dalin para Gjykatës së Apelit, ambasada kineze përjashtohet nga seanca

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.