11:24 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Trafikonin klandestinët drejt vendeve të BE, arrestohen 2 persona dhe 1 në kërkim

15:40 | 09/09/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Godet me grushta 2 policët, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari

Foto ilustruese

Janë arrestuar në flagrancë dy persona si dhe është shpallur në kërkim një tjetër me akuzën e trafikimit të emigrantëve klandestinë nga Sirira drejt vendeve të BE-së.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në paranga kanë rënë E. M., 26 vjeç, banues në Zemblak, Korçë dhe E. H., 33 vjeç, banues ne Zemblak, Korçë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se me mjetet e tyre private, kundrejt shpërblimit monetar kanë marrë 8 shtetas (emigrantë klandestinë) të kombësisë siriane në qytetin e Bilishtit, në afërsi të kufirit të gjelbër me Greqinë, për t’i sjellë në Tiranë, të cilët më pas do merreshin nga persona të tjerë me qëllim dërgimin e tyre në kufirin e gjelbër me Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale, në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan 2 automjete dhe 12 aparate celularë. Gjithashtu po punohet për identifikimin dhe rrestimit të personit tjetër të përfshirë në kiëtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Itinerari”

Goditet  një tjetër tentativë në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të ndryshëm për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin në vende të BE-së.

Në pranga 2 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.

Sekuestrohen 2 automjete dhe 12 aparate celularë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe falë një pune të mirëorganizuar hetimore, në kuadër të operacionit të  koduar “Itinerari”, arrestoi në flagrancë shtetasit:

– E. M., 26 vjeç, banues në Zemblak, Korçë;

– E. H., 33 vjeç, banues ne Zemblak, Korçë;

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. H., 39 vjeç.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se me mjetet e tyre private, kundrejt shpërblimit monetar kanë marrë 8 shtetas (emigrantë klandestinë) të kombësisë siriane në qytetin e Bilishtit, në afërsi të kufirit të gjelbër me Greqinë, për t’i sjellë në Tiranë, të cilët më pas do merreshin nga persona të tjerë me qëllim dërgimin e tyre në kufirin e gjelbër me Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Në cilësinë e provës materiale, në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan 2 automjete dhe 12 aparate celularë.

Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, e kryer në bashkëpunim”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: arrestohen 2 personatrafikimi i klandestineve
Pas

Zbulohet identiteti i vërtetë i pronarit të jahtit luksoz në Shëngjin, mister mbetet…

Para

“Ka me na mujtë Çekia”/ Gajaset kandidati për kryeministër, lojtarët e Kombëtares shtrihen në tokë nga e qeshura (video)

Para
“Ka me na mujtë Çekia”/ Gajaset kandidati për kryeministër, lojtarët e Kombëtares shtrihen në tokë nga e qeshura (video)

“Ka me na mujtë Çekia”/ Gajaset kandidati për kryeministër, lojtarët e Kombëtares shtrihen në tokë nga e qeshura (video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Inflacioni bazë në rritje, arrin nivelet më të larta në një vit

Krujë/ Zbulohet plantacion me 591 bimë narkotike, arrestohen dy vëllezërit dhe bashkëpunëtori

Vazhdon ngërçi politik në Kosovë , konstituimi i Kuvendit dështon për të 34-ën herë

Qëlloi gardianin e burgut të Fierit me disa të tjerë, arrestohet 32-vjeçari, dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje

Komisioni i Stabilizim-Asocimiit në Strasburg, Zhupa: Ligje me porosi për të fuqizuar klientët e pushtetit. Licensa për kanabis, si licensa për vota

Ekspertët: Sulmet bërthamore ndaj Iranit nuk pritet të shkaktojnë katastrofën e Çernobilit

Abuzimet me tenderat në ARRSH, SPAK përfundon hetimet për gjashtë ish-zyrtarë

Turqia rrit masat e sigurisë ajrore dhe dënon sulmet izraelite ndaj Iranit

Raketa Starship e SpaceX shpërthen gjatë testimit në Teksas (VIDEO)

Iran/ Zbulohet bazë dronësh e dyshuar për spiunazh, 18 persona në pranga

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.