Këtë të premte policia helene ka goditur një grup të trafikantësh të kokainës. Në pranga ka rënë 4 shqiptarë, dy prej të cilëve mësohet se janë të moshës 26 dhe 35 vjeç, bashkë me ta kanë rënë në pranga edhe dy shtetas grek, të moshës 41 dhe 52 vjeç.
Policia greke bën me dije se grupi drejtohej nga një 32- vjeçar shqiptar. Grupi ka qarkulluar deri tani 3.5 kg kokainë duke fituar 300.000 mijë euro. Gjatë operacionit policor u sekuestruan edhe 224 gram kokainë.