Policia italiane ka arrestuar 17 shtetas shqiptarë të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge dhe armëbajtje.
Sipas hetuesve, droga, që vinte nga Hollanda, mbërriti direkt në Tor Bella Monaca dhe San Basilio për t’u shpërndarë më pas në sheshet e ndryshme të Romës.
Gjatë operacionit të quajtur “Shqiponja e Zezë”, policia sekuestroi edhe 200 kilogramë kokainë së bashku me armë të ndryshme, raportojnë mediat italiane.