Policia e Antidrogës në Genova të Italisë në bashkëpunim me policinë rrugore kanë bërë të mundur arrestim min e dy trafikantëve shqiptarë pasi në mjetin e tyre u gjetën rreth 3 kg kokainë.
Lënda narkotike ishte e fshehur në një fund të dyfishtë të një furgoni Fiat Doblo. Trafiku ilegal i drogës ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë bëhej nëpërmjet njërit prej të arrestuarve që ishte tregtar makinash. Bashkë me makinat, falë një fundi të dyfishtë në karroceri, në Itali ai sillte edhe kokainë.
Ndërkohë dy shqiptarët e arrestuar janë Aurel Hasanaj dhe Meti Lika, njeri 30 dhe tjetri 35 vjeç, të cilët momentalisht ndodhen në qelitë e paraburgimit.
Droga e ambalazhuar është gjetur në furgonin i cili përdorej nga Hasanaj, ndërsa në shtëpinë ku ai jetonte bashkë me Likën, zyrtarisht një tregtar makinash që bënte rrugën Itali – Shqipëri, janë gjetur 50 gr të tjera kokainë, një peshore preçizioni dhe materiale për paketimin.
(F.GJ/FAXWEB.AL)