03:10 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Trafikonin lëndë narkotike, arrestohen 4 shtetas

08:18 | 20/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trafikonin lëndë narkotike, arrestohen 4 shtetas

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Qelqi”, gjatë të cilit janë goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet. Gjatë operacionit të policisë janë arrestuar 4 shtetas.

Tre shtetas E. Xh., 26 vjeç, S. D., 24 vjeç, A. B., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë, të cilëve iu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 251 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa, si dhe 19 doza të dyshuara Heroinë.

I arrestuar gjatë operacionit ka mbetur edhe B. V., 55 vjeç,  banues në Tiranë, i cili ka qenë i arrestuar dhe dënuar edhe më parë për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

55 vjeçari merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike dhe të drogërave të forta, kryesisht heroinë në zonën e Kombinatit, Yzberishtit dhe rrugës së “Qelqit”. Lëndën narkotike ky shtetas e siguronte nga persona të tjerë, ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Njoftimi i policisë:

Policia e Tiranës, plan të posaçëm masash në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së personave që merren me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Qelqi”, ku gjatë operacionit u goditën dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.

Sekuestrohen 1 kilogramë e 251 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe 19 doza të dyshuara Heroinë

Në pranga katër shtetas.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtoriën Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e posaçme “Shqiponjat”, dhe Patrullat e Përgjithshme, në zbatim të detytrave të përcaktuara në planin e masave për intensifikimin e kontrolleve me qëllim rritjen e forcës parandaluese dhe goditëse në drejtim të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla , kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Qelqi”.

Si rezultat gjatë operacionit Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Tiranë, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. Xh., 26 vjeç, banues në Tiranë
S. D., 24 vjeç, banues në Tiranë
A. B., 24 vjeç, banues në Tiranë

Tre shtetasve të mësipërm gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po udhëtonin, Policia iu gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 1 kilogranë e 251 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Këta shtetas kishin si qëllim nxjerrjen dhe shitjen e lëndës narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit. Për të shmangur dyshimet e Policisë mjetin me të cilin po qarkullonin këta shtetas e kishin marrë me qera.

Po gjatë operacionit ra në prangat e Policisë edhe shtetasi B. V., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Policia dispononte informacione se ky shtetas merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike të drogërave të forta, kryesisht heroinë në zonën e Kombinatit, Yzberishtit dhe rrugës së “Qelqit”. Lëndën narkotike ky shtetas e siguronte nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Pas

”Shoku jem”, këngëtarja ‘shpërthen’ në lot pas vrasjes së Jurgen Kurtit (Foto)

Para

”Studentët degjenerojnë Vasal Lleshajn”, ministri i përgjigjet Berishës: Sjellës i fatkeqësive, ata tre që më zunë rrugën…

Para
Lleshaj i përgjigjet Berishës: Ithtarët e eksplozivëve duhet të kuptojnë se festat nuk bëhen më armë

''Studentët degjenerojnë Vasal Lleshajn", ministri i përgjigjet Berishës: Sjellës i fatkeqësive, ata tre që më zunë rrugën...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.