Forca e Ligjit në Territor godet një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Sarandë. Sekuestrohen rreth 32 kilogramë lëndë narkotike cannabis sattiva. Në pranga 3 persona përgjegjës.
Në kuadër të operacionit Forca e Ligjit në Territor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë konkretisht shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në vijim të punës hetimore për parandalimin e veprimtarive të ndryshme kriminale, pas kontrolleve të befasishme në lagjen nr.4 Sarandë, konstatuan se në automjetin tip “BMV X5”, drejtuar nga shtetasi E. K., (bagazh) u gjet një sasi me lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva me peshë totale prej 32 kilogramë. Narkotikët e Sarandës kanë bërë arrestimin e 3 shtetasve të cilët dyshohen se janë persona të implikuar dhe autorë përgjegjës në lidhje me ngjarjen:
- Ç., 27 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tepelenë.
- P., 25 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (i dënuar më parë për vjedhje).
- K., 31 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (drejtuesi i mjetit BMV X5).
U bllokuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
- një automjet tip BMW
- një automjet tip Mercedes Benz
- 5 aparatë telefonikë celularë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.