Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli vendimin për Jovan Memaj dhe Bernard Tahiraj, të cilët u dënuan për veprat penale të lidhura me trafikimin e narkotikëve dhe pjesëmarrjen në grupe të strukturuara kriminale.
Jovan Memaj u dënua me 8 vite burg për veprat e tij, pas një procesi gjyqësor që përdori rregullat e gjykimit të shkurtuar. Ai u deklarua fajtor për “Kultivimin e bimëve narkotike”, “Trafikimin e narkotikëve”, dhe “Grupin e strukturuar kriminal”. Dënimi fillestar u ul pas një reduktimi për 1/3, duke bërë që ai të përfundojë me 8 vjet burg.
Bernard Tahiraj, nga ana tjetër, u dënua me 2 vite burg për pjesëmarrjen në një grup të strukturuar kriminal. Edhe ai përfitoi një ulje dënimi pas gjykimit të shkurtuar, duke nisur dënimin nga momenti i arrestimit të tij.
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të
pandehurve Jovan Memaj dhe Bernard Tahiraj”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Matilda Llangozi, Taulant Banushi
dhe Besjana Gerxanaj, me vendimin Nr. 27, datë 19.03.2025 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jovan Memaj për kryerjen e veprës penale të
“Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar
kriminal”, parashikuar nga neni 284/1,28/4 të Kodit Penal dhe në bazë edhe të nenit
334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jovan Memaj për veprën penale “Trafikimi i
narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal,
parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe në bazë edhe të nenit 334/1 të
Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jovan Memaj për veprën penale “Grupi i
strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e
tij me 3(tre) vjet burgim.
4. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Jovan Memaj për kryerjen e veprës penale
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” në
bashkëpunim, të parashikuar nga neni 287/1, gërma “b”, të Kodit Penal për shkak
se nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën që akuzohet.
5. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve të dhëna, i pandehuri
Jovan Memaj dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
6. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e masë së dënimit të dhënë dhe
në përfundim dënimin e të pandehurit Jovan Memaj me 8 (tetë) vite burgim.
7. Vuajtja e dënimit do të fillojë nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe do të kryhet
në burgun e sigurisë së lartë.
8. Pushimin e akuzës ndaj të pandehurit Bernard Tahiraj për kryerjen e veprës penale
“Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar
kriminal, të parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal.
9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bernard Tahiraj për kryerjen e veprës penale
“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.
10. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e masë së dënimit të dhënë dhe
në përfundim dënimin e të pandehurit Bernard Tahiraj me 2 (dy) vite burgim.
11. Vuajtja e dënimit do të fillojë nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “Arrest në
Burg” për efekt të këtij procedimi penal dhe do të kryhet në burgun e sigurisë së lartë.
12. Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për
evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit
përkatës për evidentimin e shpenzimeve gjyqësore, në referim të neneve 393/1 dhe
285/1 të K.Pr.Penale, i ngarkohen të pandehurve të cilët deklarohen fajtorë, në
mënyrë solidare.
13. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për
ekzekutimin e këtij vendimi.
14. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e
Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat
nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.