12:11 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Trafikonin mina me telekomandë, arrestohen 2 persona

15:13 | 07/12/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trafikonin mina me telekomandë, arrestohen 2 persona

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, mbrëmjen e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Muzgu”, ku janë vënë në pranga 2 persona.

Mësohet se të arrestuarit janë Artan Bruka, 38 vjeç dhe Halil Gjana, 36 vjeç, që të dy nga Kukësi.

Ata akuzohen për penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Krujë

Finalizohet operacioni i koduar “Muzgu”.

Goditet grupi që trafikonte lëndë plasëse dhe radioktive.

Sekuestrohen mina me telekomandë.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, mbrëmjen e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Muzgu”.

Si rezultat janë arrestuar në flagrancë dy shtetas, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” e kryer në bashkëpunim, konkretisht:

• A. B, 38 vjeç, banues në Kukës;

• H. Gj, 26 vjeç, banues në Kukës.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e Strukturave policore se shtetasit e mësipërm trafikonin lëndë plasëse, në momentin e arrestimit të tyre në Thumanë, brenda një çante në ngjyrë të zezë i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• tre kallëpë cilindrike të mbështjellë me letër kartepecete dhe natriban transparent, ku ishin të vendosura tre kapsolla detonatore të lidhura me tel përcjelles të kapura me natriban, ku në anën tjetër ishin të bashkuara me dy aparate celularë të markës “Nokia”.

Kallëpët ishin me peshë rreth 225, 240 dhe 469 gr secili.

Sipas informacioneve këto mina me telekomandim, mund të perdoreshin në kryerjen e veprave të renda kriminale.

Materialet do t’i kalojne Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprime të mëtejshme.

(B.B/ Faxweb.al)

Pas

I gjithë populli ‘Kadri’

Para

“Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen, Rama nuk e ka pranuar”

Para
Reagon sërish Nikolla, tenton që të shuajë “flakët”: Do të ngremë një grup pune më këshillat studentorë

“Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen, Rama nuk e ka pranuar"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Balluku: Doganat shqiptare, pjesë kyçe e rrugës drejt Unionit Evropian

E moshuara nga Kosova po rrezikonte mbytjen

Indi, avioni me 242 persona në bord rrëzohet gjatë ngritjes, përplaset me godinat e banuara

I dënuar në Itali për krime seksuale/ Pranga 50-vjeçarit në Elbasan, pritet ekstradimi

Aksion në Fushë-Krujë, kontrolle në Nikël dhe disa zona të tjera

34-vjetori i themelimit të PS, Balla: Mirënjohje për kontribuesit ndër vite dhe Kryetarit Rama për lidershipin e fitoreve historike

Dosja Partizani/ Caktohet data, ja kur do të paraqiten në GJKKO Sali Berisha, dhëndri i tij dhe 3 të pandehurit e tjerë

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës

26-vjet nga hyrja e NATO-s në Kosovë, Osmani: Ushtarët e kthyen tmerrin në guxim!

Dita e çlirimit/ Shënohet 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.