Policia greke ka vënë në pranga 4 shqiptarë në qytetin e Athinës . Pas disa kontrolleve të befasishme në dy shtëpi në lagjen Exarchia forcat e rendit kanë sekuestruar 155 kg lëndë narkotike kanabis të ndara në 80 pako dhe 11,825 euro.
Policia i ka cilësuar këta shqiptarë të moshave 24 vjeç dy prej tyre, 30 vjeç si dhe babain e njërit prej djemve si një bandë që tregtonte hashash në Athinë në zonën Exarchia.
Policia ka sekuestruar gjithashtu dhe 6 aparate celularë.
Ndërkohë autoritetet po vazhdojnë ende hetimet.
(j.b/faxweb.al)