Është vënë në prangat e policisë një i shpallur në kërkim, mbi të cilin rëndojnë dy akuza, ajo e “Trafikimit të të miturve” dhe e “Falsifikimit të dokumenteve”.
Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Mikel Ferko 37 vjeç, banues në fshatin Qarr.
I shpallur në kërkim, mësohet se 37-vjeçari ishte i dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda me 13 vite e 3 muaj burg. (XH.A/SHUPLAKA)