Shefi i Komisariatit të Delvinës, Armando Zoga është shkarkuar nga detyra dhe është emëruar specialist në departamentin e Policisë së Përgjithshme.
Disa ditë më parë, edhe me anë të një videoje të publikuar nga Fax Web, shiheshin dhjetëra emigrantë në rrugët e Delvinës të cilët ishin kthyer në një shqetësim për qytetarët.
Trafiku i këtyre klandestinëve, të cilët vijnë përmes Shqipërisë për të kaluar në vendet e BE-së, mund të jetë edhe shkaku i shkarkimit të Armando Zogas nga detyra e shefit në Komisariatin e Delvinës.