Gjatë ekzekutimit të operacionit të koduar si “Re Mida” nga Antidroga e Romës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Antimafias mëngjesin e sotëm, janë vënë në pranga 17 persona.
Ata akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet të organizuar kriminal, trafik drogë e armësh, ndërsa 1 persona është shpallur në kërkim.
Si pjesë e këtij grupi kriminal nën akuzë është edhe një shqiptarë i arrestuar pak muaj më parë bashkë me 5 persona të tjerë për trafikimin e 644 kg kokainë që vinte nga Amerika Latinë drejt Italisë.
I arrestuari shqiptar është Dorian Petoku, 33-vjeçar. Ky i fundit është arrestuar në një operacion të policisë shqiptare (lexo këtu).
Ai akuzohej për tentativën e trafikimit të mbi 1000 kg kokainë nga Amerika e Jugut. Roli i tij ishte të gjente kokainën në vendet e Amerikës Latine dhe më pas të bënte lidhjen me trafikantët në vendet e tjera.
Të gjithë të arrestuarit e operacionit të para disa muajve janë: Salvatore Casamonica, Silvano MandolesI, Tomislav Pavlović, Dorian Petoku dhe Marcello Schiaffini.
Gjatë operacionit të sotëm janë sekuestruar 100 kg kokainë, 143 kg hashash, një laborator droge, 20 armë zjarri, 6 kg eksploziv e 5 detonatorë.
Ky grup kriminal ushtronte aktivitetin e tij në qytetin e Romës me bazë në lagjen Montespaçato.
(F.GJ/FAXWEB.AL)