Apeli i GJKKO ka lënë në burg 10 anëtarët e grupit kriminal për trafikun e drogës në lëkurën e kafshëve, duke mos pranuar ankimin për një masë më të butë. Gjatë operacionit të 15 nëntorit, u arrestuan edhe 3 persona me origjinë nga Amerika Latine, dy venezuelianë dhe një kolumbian. Këta të fundit dyshohet se do të bënin ndarjen e kokainës nga lëkura e bagëtive.
Kokaina e sekuestruar brenda laboratorit të drogës në Qerekë të Fushë-Krujës i është nënshtuar analizave për të përcaktuar saktësisht se sa kilogramë lëndë narkotike do të ekstradoheshin nga ndarja e 48 tonëve lëkurë gjedhi. Mësohet se SPAK ka vezhguar prej kohësh dhe i ka lënë të veprojnë lirshëm deri në itinerarin e fundit për të goditur grupin. Bëhet me dije se ishin vëzhguar dy ngarkesa, njëra në shtator dhe tjetra në nëntor, ku më datë 15 policia ushtroi kontrolle të befasishme.
Kontrolle u ushtruan gjithashtu në disa vila te “Kodra e Diellit 2” në Tiranë dhe në disa zona në Durrës, të cilat sipas hetimeve, mund të kenë shërbyer si baza dytësore tëe grupit. Droga vinte e fshehur në lëkura të kriposura bagëtish përmes portit të Durrësit dhe aeroportit dhe në laboratorin në Qerekë përpunohej nga ekspertët nga Kolumbia e Venezuela.
Të arrestuarit
Shtetas shqiptar:
1- Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
2- Klajd Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
3- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
4- Artion Çaushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
5- Endi Sejdini, 25 vjeç, banues në Krujë
6- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
7 – Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
Shtetas të huaj:
8-Hiëlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian
9-Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, shtetas venezuelian
10-Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, shtetas venezuelian