Një person humbi jetën këtë mëngjes në aeroportin Orio al Serio të Bergamos . Sipas informacioneve të deritanishme, ai kishte arritur të hynte në pistë dhe kishte filluar të vraponte në drejtim të një avioni që kishte filluar të ecte.
Motori i aeroplanit thuhet se e ka përplasur personin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Nuk është përcaktuar nëse ai ishte pasagjer apo punonjës i aeroportit.