Dy persona u gjetën të vdekur në rajonin e Katalonjës, në Spanjë, të cilët dyshohet se kanë humbur jetën në përpjekje për të shuar një zjarr, të rënë si pasojë e temperaturave të larta.
Autoritetet lokale njoftuan se trupat e pajetë u gjetën pasi zjarrfikësit arritën të neutralizonin zjarrin e rënë në zonën Torrefeta, në afërsi të qytetit Kosko. Ndërkohë, dy vdekje të tjera si pasojë e temperaturave përvëluese u regjistruan në Francë, ku rreth 300 personave të tjerë u erdhën në ndihmë zjarrfikësit.
Për Spanjën dhe Francën, muaji i kaluar shënoi qershorin më të nxehtë që nga nisja e regjistrimit të të dhënave. Shërbimi meteorologjik iberik, AEMET, njoftoi se niveli i temperaturave kishte “shfarosur” rekordet e mëparshme, të verifikuara në korrik dhe gusht.