Një tragjedi ka ndodhur në Francë, ku një person vrau 3 anëtarë të familjes dhe më pas i dha fund edhe vetes.
Bëhet fjalë për një burrë 75 vjeç, i cili fillimisht vrau vjehrrën 95-vjeçare, kunatin 65 vjeç dhe më pas gruan e tij.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në shtëpinë e tyre në Maussanne-les-Alpilles. Prokurori tha se viktimat ishin të gjithë të sëmurë.
“Prej vite me radhë ai kujdesej për gruan e tij të sëmurë dhe për vjehrrën, ai i ushqente, i lante dhe i bënte punët e shtëpisë”, thanë fqinjët.