Dy pjestarë të familjes Neziraj nga fshati Babidol i Rahovecit, që prej vitesh jetojnë në Zvicër, kanë humbur jetën. Brenda vetëm pesë ditëve kanë humbur jetën dy pjesëtarë të saj: Lirimi 20 vjeçar dhe babai i tij, Hamza, 52 vjeçar.
Në datën 21 shtator mësohet se ka humbur jetën nën rrotat e trenit në zonën Oerlikonit në Zyrih 20-vjeçari Lirim Neziraj. Sipas mediave kosove, i riu ndërkohë vuante edhe nga epilepsia dhe autizmi.
Ndërsa vetëm pak ditë më pas, për shkak të pikëllimit për humbjen e të birit, edhe i ati Hamëz Neziraj, i cili ishte edhe veteran i luftës së Kosovës, ka pësuar sulm në tru dhe si pasojë ka humbur jetën.