Të paktën tetë persona u vranë dhe më shumë se 60 u plagosën kur një billboard i madh u shemb gjatë një stuhie në Mumbai në Indinë perëndimore.
Erërat e forta shkaktuan shembjen e një tabele metalike, rreth 30 metra të gjatë, në një pikë karburanti në periferi të Gatkopar, në pjesën lindore të metropolit indian.
Në një video të transmetuar nga rrjetet televizive indiane, tabela metalike mund të shihet duke u lëkundur nga erërat e forta përpara se të shembej dhe të shtypte ndërtesa, automjete dhe kalimtarë.
Një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar në vend pasi autoritetet vlerësojnë se 20-30 njerëz mbeten të bllokuar në mbeturina, sipas zyrtarëve të cituar nga Times of India.
Për shkak të motit të keq, operacionet në aeroportin ndërkombëtar u pezulluan për rreth një orë, njoftoi agjencia e lajmeve ANI.